Victoria dhe David Beckham blejnë një vilë në bregdetin malazez, ndërtesa luksoze kushton 12 milionë euro

Victoria dhe David Beckham po blejnë një vilë luksoze në Adriatik, më saktë në afërsi të Tivatit në Mal të Zi.

Së fundmi çifti ka dërguar një kërkesë zyrtare te agjentët për të hartuar një ofertë zyrtare për vilën në afërsi të Tivatit, e cila ka kohë që është në shitje, mëson Telegraf.rs.

Vila luksoze ndodhet në qytetin e Donja Lastva, nga ku ka një pamje të pabesueshme të detit. Vila ndodhet ne nje truall prej 4200 m2.

Është i ndërtuar në katër nivele bazë që ndërlidhen me një ashensor. Në oborr, ngjitur me pishinën, ndodhet edhe një kopsht i zbukuruar me bimë të ndryshme, por më interesantja është se në oborr gjendet një pemë ulliri e vjetër 800 deri në 1000 vjet.

Brendësia e vilës përbëhet nga një sallon, nga i cili ka një pamje magjepsëse të qytetit dhe detit, një kuzhinë dhe shtatë dhoma, një palestër dhe shumë ambiente të tjera argëtimi. Cmimi i viles eshte 12 mije euro.

Kujtojmë se familja Beckham ka vizituar bregdetin malazez në vitin 2018. Pastaj ata qëndruan në një kompleks luksoz në Sveti Stefan.

Kategoritë
Të ndryshme