Video bëhet virale, shkelma mes grave në Durrës

Video bëhet virale, shkelma mes grave në Durrës

Në një zonë të qytetit bregdetar, disa persona, mes tyre gra dhe fëmijë janë përshirë në një konflikt me njëri-tjetrit. Video e siguruar nga Dosja.al tregon momentin kur dy gra shihen të shtrira në tokë ndërkohë që persona të tjerë e fëmijë i bien me shkelma. Një prej tyre i qëndron në kokë, ndërsa nuk i kursen dhe goditjet.

Nuk dihet arsyeja e konfliktit e nëse personat e përfshirë kanë mbetur të lënduar rëndë mirëpo britmat dëgjohen shumë. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve mirëpo asnjë nuk tenton që t’i ndajë. Sigurisht, që momenti nuk mbeti pa u filmuar dhe shpërndarë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme
Reklamë: ABE Kosova