Video e një vajze të vogël të tmerruar nga Siria që mbron vëllain e saj nën rrënoja, përloti shumë njerëz

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e një vajze siriane, e cila është nxjerrë me sukses nga rrënojat së bashku me vëllain e saj, pasi kaluan disa orë nën to.

Turqia dhe Siria u goditën nga një sërë tërmetesh, më i forti prej të cilëve ishte 7.7 ballë të shkallës Rihter. Në rrjetet sociale, shumë përdorues filluan të shpërndajnë video nga ajo zonë, të cilat tregojnë shpëtimin e njerëzve, familjeve, fëmijëve, madje edhe kafshëve.

Në videon e përmendur shihet një fëmijë i frikësuar, i cili për fat të mirë u shpëtua me sukses pasi kaloi disa orë nën rrënoja. Nuk dihet sa vjeç është vajza.

Ajo që i “prekui” veçanërisht njerëzit ishte se vajza e vogël po mbronte gjatë gjithë kohës vëllain e saj nën rrënoja.

www.facebook.com/100000477657609/videos/767571355044647/

Si pasojë e tërmetit në Turqi, të paktën 4.544 persona humbën jetën dhe të paktën 26.721 persona u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme