Video e Von Der Leyen me hartën evropiane pa Kosovën, BE: E larguam sapo e morëm vesh

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 27: EU Commission President Ursula von der Leyen talks with media at press conference at the end of EU Leaders Summit on October 27, 2023 in Brussels, Belgium. After days spent deliberating on the language in their statement in support of both Israel's right to defend as well as raising concern for Palestinian civilians in Gaza, the EU leaders are set to push for humanitarian aid corridors into besieged Gaza. On October 7, Hamas launched a deadly attack in southern Israel that sparked a retaliatory siege of Gaza. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 1 janar kishte publikuar një video në profilin e saj në “X” ku njoftonte se Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Zonës Schengen. Megjithatë ajo që kishte nxitur reagime ka qenë fakti se në hartë s’ka figuruar Kosova si shtet dhe është paraqitur brenda hartës së Serbisë 

Për këtë kishin komentuar shumë në profilin e Von Der Leyen, një ndër to edhe politikania gjermane, Doris Pack, e cila e kishte pyetur shefen e KE-së se ku është shteti i Kosovës në hartë.

Pas nxitjes se këtyre reagimeve, videoja që Von Der Leyen e kishte publikuar më 1 janar, ishte fshirë më 2 janar, pasi kishte marrë rreth 2 milionë shikime.

Lidhur me këtë çështje kanë folur sot nga BE-ja, duke thënë se ato pamje janë larguar, sapo çështja e hartës ishte sjellë në vëmendje.

“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Klan Kosova.

Kategoritë
BotaLajme