Video emocionuese e shpëtimit të një foshnje nga rrënojat në qytetin sirian Azaz

Një fëmijë është nxjerrë nga rrënojat në Azaz, pas një tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë, duke lënë qindra të vdekur.

Në video shihet sesi ekipet e shpëtimit po e nxjerrin fëmijën nga rrënojat. Veriu i Sirisë u godit më shumë nga tërmeti.

Ministria siriane e Shëndetësisë njoftoi se më shumë se 326 njerëz u vranë dhe 1,042 u plagosën. Agjencia franceze e mediave AFP raportoi se më shumë se 700 njerëz janë vrarë në Siri deri më tani.
Përveç këtyre shifrave, shërbimet e shpëtimit në Sirinë veriperëndimore në zonat që nuk janë nën kontrollin e qeverisë, e çuan numrin e të vdekurve në 221.

Në total, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 2000 dhe ka frikë se do të rritet edhe më shumë.

Kategoritë
BotaLajme