Senatorja demokrate e Rhode Island, Tiara Mack postoi një video në TikTok, ku shihet teksa bën Twerking me kokë poshtë, ndërkohë që kërkon votën nga populli i saj.
Në fund të klipit prej tetë sekondash, i cili nuk është pjesë e fushatës zyrtare, ligjvënësja 28-vjeçare buzëqesh dhe thotë: “Votoni Senatoren Mack”.
Pas publikimit të videos, disa përdorues të internetit kanë reaguar.
“Kjo nuk do ju japë votën”, komentoi një përdorues i TikTok.
“Nuk dua të të dëgjoj të ankohesh për ‘gratë që nuk respektohen në këtë vend’ pas postimit të kësaj videoje”, ka shkruar një tjetër.
@mackdistrict6 a promised senator thirst trap at Block Island 😈