Videoja e Gjokoviqit duke thurrur bëhet virale në rrjetet sociale

Pas krizës së vaksinave në Australi, fansat e Gjokoviqit, të cilët ditët e fundit kanë pushtuar mediat botërore, vazhdojnë të bëjnë shaka me Gjokoviçin.

Këtë herë në vitin 2019, video e gruas së Gjokoviqit duke e mësuar atë të thurte teksa ishte në Roland Garros filloi të shfaqet sërish.

Në video, Novak po përpiqej të zbatonte atë që i kishte mësuar gruaja e tij me hala në dorë.

Kjo video mori reagime pozitive nga shikuesit, dhe shumica e grave thanë se duhet t’ua mësojnë atë burrave të tyre.

Sot kjo video doli sërish në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve qesharake të ndjekësve të saj. Duke e shpërndarë sërish këtë video, ndjekësit e tij vazhdojnë ta mbështesin tenistin duke bërë batuta të tipit “kush tha Nole ka frikë nga gjilpërat”, duke iu referuar krizës së vaksinave në Australi./gazetaere/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme