Videoja e heroit të Marokut dhe nënës së tij bëri xhiron e botës: Ajo e shikoi për herë të parë pas 24 vitesh

Trajneri maroken, Walid Regragui, ka bërë historinë e futbollit në vendin e tij duke arritur në çerekfinale të Kupës së Botës dhe nëna e tij Fatima po e shikon për herë të parë në Kupën e Botës në Katar.

Regragui (47) me Marokun e tij fillimisht kaloi dy favoritët e mëdhenj në grup (Kroacinë dhe Belgjikën), e më pas në 1/8 krijoi bujë duke eliminuar Spanjën e favorizuar.

Është rezultati më i madh në historinë e Marokut dhe e dëshmoi nëna Fatima, e cila, besoni apo jo, mbërriti për herë të parë në lojë për të parë djalin e saj.

Fatima nuk e shoqëroi Validin gjatë karrierës së tij në futboll apo si trajner. Walid Regragui ka 24 vite që luan futboll profesionist, por nëna e tij ka qenë vetëm në tribuna në Katar.

Prej më shumë se 50 vitesh ajo është banore e Parisit, ku ka lindur trajneri maroken, por nuk ka pasur forcë të shikojë ndeshjet e tij. Regragui ndjeu se mund të shkruante historinë e futbollit maroken në Katar, ndaj insistoi që Fatima të vinte dhe ta mbështeste.
Kështu ndodhi dhe skenat pas ndeshjes bënë xhiron e shpejtë të botës. Velidi vrapoi menjëherë tek e ëma dhe e puthi në ballë, duke treguar kështu respekt të madh.

Kategoritë
Sport