Videoja e reagimit të Montellas ndaj Gulerit shkaktoi skandal dhe kërcënime, Federata Turke duhej të reagonte

Arda Guler është ylli kryesor i Turqisë dhe në rrugën për t’u bërë heroi kombëtar i atij vendi. Pasi shënoi një gol ndaj Gjeorgjisë për fitoren 3-1 në xhiron e parë të Euro 2024, Turqia u çmend për talentin e Real Madridit. Kjo është arsyeja pse tifozët ishin të zemëruar që 19-vjeçari mori vetëm rreth 20 minuta në ndeshjen tjetër, një humbje 0-3 kundër Portugalisë.

Por, kjo u shndërrua në zemërim pasi u publikua një video e marrë në seancën stërvitore të Turqisë përpara ndeshjes vendimtare të së enjtes kundër Republikës Çeke në raundin final.

Ajo tregon se trajneri Vincenzo Montella i merr ‘pancirin’ Gulerit në fillim të stërvitjes dhe e dërgon atë jashtë grupit të lojtarëve për t’u stërvitur i vetëm.

Videoja që tregon këtë situatë shënoi fillimin e mijëra kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj italianit në bankinën e Turqisë, jo vetëm nga rrjetet sociale por edhe nga mediat.

Aq shumë urrejtje ra mbi Montellan, saqë Federata Turke e Futbollit u detyrua të reagonte.

“U shfaq një video nga stërvitja e kombëtares sonë, e cila bëri komente në rrjetet sociale. Para stërvitjes ka pasur një marrëveshje mes stafit stërvitor dhe Arda Guler që para ndeshjes me Çekinë të stërvitej individualisht për shkak të dhimbjeve në ije”.

“Stërvitja që shihet në video nuk ishte planifikuar për Ardan dhe shumë shpejt përfaqësuesi jonë u drejtua në stërvitje individuale si masë paraprake. Njerëzit që e duan Turqinë dhe zemrat e të cilëve rrahin për kombëtaren nuk duhet të bien në provokime të tilla”, thuhet në njoftimin e federatës turke.

 

Trajneri mbrohet edhe nga kapiteni

Montella ishte kritikuar më parë nga kritikët se i dha Guler një numër modest minutash kundër Portugalisë, por ata nuk e dinin që adoleshenti ishte i lënduar. Këtë e ka zbuluar kapiteni Hakan Calhanoglu.

“Arda u dëmtua në stërvitje. Prandaj nuk luajti që në fillim. Më duhet të mbaj anën e trajnerit sepse disa gjëra nuk duhen bërë publike”, ka deklaruar kapiteni i Turqisë. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeSport