Videon e VV’së opozita e quan propagandë e film

Videot e partisë në pushtet u rikthyen sërish. Duke dashur të tregojë punën e tyre afro dyvjeçare, partia në pushtet në fakt akuzoi qeveritë e kaluara.

Sido që të ishte qëllimi i tyre, kjo video 1 minutë e 40 sekondëshe do të nxiste reagime të shumta në vend.

Shumë nga to ishin nga partia më e madhe opozitare në vend

Nënkryetja e PDK-së e cilësoi si propagandë publikimin e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe LDK përmes një konference për media zgjodhën t’i reagonin Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga partia më e vjetër në vend thanë se VV i është kthyer zanatit të vjetër.

Arysen e publikimit të këtyre videove nuk e treguan nga partia në pushtet, mirëpo përfaqësues të Qeverisë thanë se ka punë që kanë bërë që mund të realizojnë një video përmbledhëse.

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut iu deshën 6 minuta të plotë për t’i treguar të arrituat sipas tij të dikasterit që udhëheq.

Ndërsa kolegia e tij nga ministria e Ekonomisë u shpreh se publikime të tilla ka në vazhdimësi.

E po aq minuta sa Aliut, iu deshën edhe Rizvanollit të tregoj për punën që ajo ka bërë gjatë këtyre dy viteve.

Ani pse shumë nga punët që i përmendi, i takonin ministrisë së Infrastrukturës.

Kjo është video e tretë në tre muajt e fundit që Lëvizja Vetëvvendosje publikon, e që akuzon ish-qeveritarët.

 

Kategoritë
LajmeVendi