Vidhen gjësende me vlerë në një xhami në Prizren

Një person ka raportuar se disa persona (deri më tani të panjohur) kanë vjedhur disa gjëra me vlerë në objektin e një xhamie.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30 në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.

Tutje në raport thuhet se njësiti i hetimeve është duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur është kryer vjedhje nga objekti i xhamisë, ku kanë vjedhur disa gjëra vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësiti i hetimeve është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Kategoritë
LajmeVendi