Vijon kaosi në aeroporte, Heathrow u kërkon linjave ajrore të ndalojnë shitjen e biletave për verën

Aeroporti Heathrow në Londër është duke u bërë thirrje kompanive ajrore të mos shesin më bileta për këtë verë. Njoftimi vjen pasi si duket është arritur kufiri për pasagjerët që lejohen të fluturojnë nga aeroporti.

Heathrow do t’i kufizojë pasagjerët në 100,000 në ditë deri më 11 shtator, pasi po lufton për të përballuar kërkesën e lartë dhe mungesën e burimeve.

CEO i kompanisë,  John Holland-Kaye njoftoi “vendimin e vështirë” në një letër të hapur për pasagjerët, duke thënë se “gjatë disa javëve të fundit, duke qenë se numri i pasagjerëve në nisje ka tejkaluar rregullisht 100,000 në ditë, po nis të shihet periudha kur shërbimi mund të bjerë në një nivel që nuk është i pranueshëm.

Një numër i madh linjash ajrore po punojnë për të reduktuar numrin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Heathrow.

Një numër i madh linjash ajrore po punojnë për të reduktuar numrin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Heathrow.

Por Holland-Kaye shtoi se parashikimi i fundit i Heathrow tregon se një numër i tepërt i vendeve tashmë është shitur dhe për këtë arsye linjat duhet të ndalojnë sa më shpejt shitjen e biletave. Në vitin 2018, numri ditor i pasagjerëve që kalonin përmes Heathrow ishte gati 220,000, i ndarë midis mbërritjeve dhe nisjeve.

Kategoritë
BotaLajme