Ylli i skuadrës braziliane të futbollit dhe Real Madridit, Vinicius Junior, është “plasur” emocionalisht gjatë konferencës për shtyp para duelit me Spanjën.
Gjatë një pyetjeje për racizmin në futboll, Vinicius filloi të qante dhe tha se ai thjesht donte të luante futboll dhe se nuk donte të shihte njerëzit me ngjyrë të vuajnë.
“Më vjen keq, thjesht dua të luaj futboll dhe të bëj gjithçka që mundem për klubin tim dhe familjen time. Nuk dua të shoh më zezakët të vuajnë më,” tha Vinicius.
Ndeshja Spanjë – Brazil është caktuar për sot(e martë) me fillim nga ora 21:30.
Vinicius Junior deri më tani ka luajtur 27 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe ka hyrë në listën e golashënuesve tre herë.
❤️🩹🇧🇷 Vinicius got emotional during the Brazil's press conference after three questions about racism.
“I’m sorry. I just want to play football, do everything for my club and my family, never see black people suffering.pic.twitter.com/TVSj20vsCN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 25, 2024