Visar Korenica shkarkohet nga dega e Vetëvendosjes në Rahovec për shkak se është kundër Kodit Civil

Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është shkarkuar nga dega e kësaj partie në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Korencia, në deklarata dhënë për media, ku ka thënë se, shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të qëndrimit që ai ka kundër Projekt Ligjit për Kodin Civil, shkruan lajmi.net.

Përveç dhënies së arsyes, deputeti i VV-së, e ka komentuar edhe veprimin e kësaj partie, pjesë e së cilës është edhe ai vetë, duke thënë se i njëjti nuk ka qenë demokratik.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me deputetin Korenica për të marrë më shumë detaje rreth vendimit të partisë, porse ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm.

Duhet shtuar se Korenica nuk është i vetmi deputet që ka kundërshtuar Projekt Ligjin për Kodin Civili.

Disa nga deputetët tjerë të VV-së që ndajnë të njëjtin qëndrim me Korenicën për këtë projektligj, janë edhe Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani dhe Gazmend Gjyshinca. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi