Viti 2022 ka shënuar rekord për temperaturat më të larta

Sipas raportit të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2022 shënon rekord në Evropë për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Në kontinentin e vjetër temperaturat janë rritur mesatarisht me 2.3 gradë Celcius në krahasim me periudhën pre-industriale, 1850-1900.

Ndërsa në krahasim me vitin 1980 temperaturat janë dyfishuar në krahasim me mesataren botërore. Sipas raportit, në vitin 2022, dëmet meteorologjike, klimatike dhe hidrike kanë prekur direkt 156 mijë persona dhe kanë provokuar vdekjen e rreth 17 mijë personave, vetëm si pasojë e rrymave të nxehta. Ndërsa nga viti 1980 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e krizës klimatike rezulton të jetë 195 mijë njerëz.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme