Vitia: Inteligjenca Artificiale së shpejti do të përdoret në shëndetësinë publike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar konferencën gjysmëditore të titulluar “E Ardhmja e Kujdesit Shëndetësor”, në të cilën u diskutuan sfidat dhe mundësitë që karakterizojnë mjedisin e kujdesit shëndetësor në vend, raporton Ekonomia Online.

Kjo konferencë ka trajtuar tema kritike si reformat e politikave, avancimet e kujdesit shëndetësor dhe rolin e sektorit privat në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës përcjellëse.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Inteligjenca Artificiale shumë shpejt do të përdoret në disa segmente të shëndetësisë publike.

Ai ka thënë se Sigurimet shëndetësore po bëhen dhe se atyre po u paraprinë shtimi i shërbimeve të reja dhe investime në infrastrukturën shëndetësore në sektorin publik, duke shtuar se me këtë synohet që përqindja më e madhe e shërbimeve të kryhen brenda vendit në sektorin publik edhe me partneret si sektorit privat.

“Ne po përgatitemi qa të kemi kolazhin më të përparuar në rajon të pajisjeve shëndetësore në sektorin publik. Së shpejti do të përgatisim terrenin për hyrjen edhe të teknologjive tjera 3D për disa lëmi mjekësore. Inteligjenca artificiale është shumë pranë nesh ndaj tanimë përgatitjet në përdorimin e saj në disa nga segmentet e shëndetësisë publike është vetëm çështje kohe. Sigurimet shëndetësore po bëhen atyre po u paraprinë me shtimin e shërbimeve të reja dhe investime në infrastrukturën shëndetësore në sektorin publik. Dhe si të tilla synojmë që në përqindje e madhe e tatimeve që ju nevojiten qytetareve tanë nga matjet dhe vlerësimet që bënë Institut i Shëndetit Publik t’i kryejnë brenda vendit në sektorin publik por jo vetëm, edhe me partneret si sektorit privat. Do të orientohemi në një model të përparua më shtete e BE-së kryesisht me marrëveshje dy palëshe për të krijuar kushte pacienteve tanë që këtë kur të mbulohen të mbulohen nga shteti dhe të marrin shërbimet më të mira dhe më meritore”, ka thënë ai.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, theksoi rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

“Shëndeti nuk është vetëm çështje personale është themel për produktivitet dhe prosperitet në secilëndo shoqëri. Të siguruarit të qasje në shërbime profesionale dhe të përballueshëm si dhe të besueshme të kujdesit shëndetësor është sfidë me të cilën shtetet e shumta anën e mbanë globit ballafaqohen. Është sektori, investimi në ngritjen e të cilin kërkon përcaktim të pa luhatshëm të të gjithë neve në Kosovë. Le të promovojmë bashkërisht rëndësinë e dialogut, gjithëpërfshirjen në sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë”, tha Zeka.

Vullnet Kusari, Kryesues i Komitetit të Industrisë Spitalore, vuri në dukej rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve publike për të përmirësua shërbimet shëndetësore.

Ai theksoi domosdoshmërinë e digjitalizimit të sistemit shëndetësor dhe të përfshirjes së institucioneve private në zhvillimin e legjislacionit.

“Në perspektiven e sektorit privat më së shumti kemi nevojë që të bashkëpunojmë me institucionet publike në hartimin e ligjeve të qëndrueshëm në fushën e shëndetësi të cilat përkrahin inovacionin e teknologjisë, zgjerimin e shërbimeve shëndetësore, zhvillimin e profesionisteve shëndetësor, krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësor duke mundësuar që trajtimet të bëhen brenda Kosovës dhe të zvogëlohen trajtimet jashtë vendit. Kemi nevojë për krijim e një mekanizëm që mundëson nxitjen e turizmit medicinal duke marr parasysh që kemi një diasporë të madhe anë e mbanë botës. Shumë e rëndësishme është fakti që si institucionet private shëndetësor domosdoshmëria e pjesëmarrjes në ndryshimet dhe zhvillimet e legjislacionit është shumë e nevojshme. Dua të shpreh dhe nevojën për investimet në sistemin e menaxhimit shëndetësor, përkatësisht digjitalizimin e shërbimeve të cilat janë të domosdoshme për lidhjen në mes sektorit publik dhe privat për të krijuar një pasqyrë reale për secilin trajtim mjekësor që ofrohet në Kosovë”, tha Kusari.

Kjo, sipas tij mundëson rritjen e besimit dhe transparencës, por edhe zhvillimit të shëndetësisë duke mundësuar rritje të kënaqshmërisë të qytetarëve për të kryer trajtimet brenda shtetit tonë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi