Vitia pret në takim presidentin e Unionit Evropian të Spitaleve Private, Paul Garassus

Është mbajtur takimi zyrtar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Presidentin e Unionit Evropian të Spitaleve Private (UEHP), Paul Garassus, si dhe përfaqësuesve të ASPKS.

Në takim janë diskutuar temat që do diskutohen në Konferencë Vjetore të ASPKS, si dhe Presidenti i UEHP shprehu gadishmërinë e bashkëpunimit me MSH për shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e bashkëpunimit me Spitalet Private në Kosovë në bashkëpunim me UEHP dhe Institucionet publike të Kosovës.

ASPKS si nikoqire dhe organizatore e Konferences Vjetore mbi Sektorin e Shëndetësisë në Kosovë e cila do mbahet nesër me datë 11/12/2024 në Emerald Hotel, ku prezent do jetë Ministri i Shëndetësisë dhe akterët tjerë lokal dhe qëndror, si dhe anëtarët e ASPKS, do diskutojë rreth situatës aktuale të sfidave dhe kornizave ligjore në Shëndetësi si dhe do ketë mundësi të shkëmbej përvojat me anëtarët nga Unioni Evropian i Spitaleve Private.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi