Vizita e mundshme e Pelosi-t në Tajvan do të ketë “ndikim të jashtëzakonshëm politik”

“Pala kineze në mënyrë të përsëritur ia ka bërë të qartë palës amerikane shqetësimin tonë serioz për vizitën e mundshme të kryeparlamentares Pelosi në Tajvan dhe kundërshtimin tonë të vendosur ndaj vizitës”

Kina ka deklaruar se vizita e mundshme në Tajvan e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, do të “krijojë një ndikim të jashtëzakonshëm politik”, duke paralajmëruar Washingtonin për “pasoja të rënda”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pala kineze në mënyrë të përsëritur ia ka bërë të qartë palës amerikane shqetësimin tonë serioz për vizitën e mundshme të kryeparlamentares Pelosi në Tajvan dhe kundërshtimin tonë të vendosur ndaj vizitës”, tha në një koferencë për media në Pein Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

“Pelosi është zyrtar i tretë më i lartë në qeverinë amerikane, që do të thotë se do të ishte shumë e ndjeshme që ajo të vizitojë Tajvanin”, shtoi Lijian.

Sipas tij, kjo do të përbëjë “ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës, do të minojë seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, do të shkel në mënyrë të padëshiruar parimin ‘Një Kinë’, do të kërcënojë shumë paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit, do të minojë rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe do të çojë në një situatë shumë serioze dhe në pasoja të rënda.

Pelosi sot nisi një udhëtim katër-ditor në Azi me një vizitë në Singapor, ku kryeministri Lee Hsien, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Singaporit, theksoi rëndësinë e “marrëdhënieve të qëndrueshme SHBA-Kinë për paqen dhe sigurinë globale”.

Derisa itinerari i saj zyrtar nuk përmend Tajvanin, mediat kryesore amerikane, përfshirë ‘CNN’ dhe ‘The Wall Street Journal’, raportuan se Pelosi do të shkojë në Tajvan, një ishull i vetëqeverisur që Pekini e konsideron si një “provincë të shkëputur”.

Kategoritë
BotaLajme