Të flasësh për marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, duhet patjetër të flasësh për miqësinë shekullore tonën. Ne kemi një histori të përbashkët me vëllezëritë tonë shqiptar, një miqësi e vjetër dhe me lidhje shumë të thella, ku rrënjët e vëllazërisë gjenden në rrugtiminë e së shkuarës dhe miqësisë sonë të lashtë. Vëllazëria jonë e të jetuarit bashkë tregon se shqiptarët në kohën e Osmanllinjëve kanë arritur poste të larta drejtuese, ku me përkushtimin e treguar shumica prej tyre u bënë Kryeministra që në atë kohë ishin numri dy i shtetit. Solidariteti që kemi pasur që nga koha e Osmanllinjëve vazhdon i pa lëkundur edhe me tej në ditët e sotme.
Sot Republika e Shqipërisë me Republikën e Turqisë janë dy shtete mike dhe të barabarta. Shqipëria është garancia e stabilitetit dhe e paqes në Ballkan, ku Turqia është një ndër mbështëtësit kryesor të kësaj vazhdimësie. Në vijëshmëri Turqia dhe Shqipëria kanë vizionin e tyre në një drejtim të përbashkët në fushat sociale,politike,ekonomike dhe ushtarake. Si në çdo fushë edhe në fushën e ekonomisë Shqipëria është partneri më i madh i Turqisë, ku Shqipëria është vendi i investimeve tona më të larta. Marëdhëniet ndërmjet vendeve tona të zhvilluara në 30 vitet e fundit dhe të përfocuara dita ditës në fushat kulturore po e tregojnë natyrshëm vetveten.
Shqipëria dhe Turqia të pasuritë vlera të ngushta kulturore dhe një histori të përbashkët, gjejnë forcën e zhvillimit të mardhënive të tyre dypalëshe në afrimitetin e kulturave. Si një ndër shtetet vëlla të Republikës së Turqisë, në Shqipëri Kryesia e Diasporës dhe Komiteve Mike Jashtë Vendi (YTB) e cila operon në fushën e bashkëpunimit kulturor që nga dita e themelimit në vitin 2010 e gjerë më sot, ka realizuar shumë projekte me qëllimin e forcimit të mardhënieve dypalëshe. Dhe veçanërisht ajo çka i ka tërhequr vëmëndjen Rinisë Shqiptare nga projektet tona të historisë së përbashkët ka qenë përkthimi i librave, sempoziumet, mbështeja në fushën e Arsimit, në fushat Akademike, Shkollat Rinore, programet e iftareve të muajit Ramazanit dhe projekte në zhvillimin e Gjuhës Turke.
Lëvizja Arsimore është fusha të cilës i kemi dhënë prioritet në forcimin e mardhënieve për brezat e ri të dy shteteve. Programi i Bursave të Turqisë i drejtuar nga YTB, ashtu si në Ballkan dhe mbarë botën e veçanërisht tek të rinjtë Shqiptar është tepër i mirënjohur. Me programinë e Bursave të Turqisë aktualisht në Universitetet tona në nivelet Bachelor dhe Master studiojnë 230 studentë shqiptar. Që nga viti 1994 deri më sot nga Shqipëria në Turqi me bursa të plota në degë të ndryshme kanë studiuar afro 1000 student. Më së fundmi në 2021 nga Shqipëria kanë aplikuar 527 student dhe 69 prej tyre kanë fituar të drejtën e studimeve me Bursë të Plotë. Sipas nesh, sa më shumë të rinjë të aplikojnë në Bursat e Turqisë aq shumë shtohen lidhjet ndërmjet shteteve në fushat e politikës, kulturës dhe ekonomisë.
Ne na është pasqyruar një fat i madh sepse herë pas here bëjmë takime me Shqiptarët e Diplomuar në Turqi që i njohin mirë dy vendet. Në Shqipëri ka të diplomuar në Turqi që kontribojnë në pozicone të rëndësishme. Në Shqipëri gjenden rreth 400 të diplomuar, dhe në vitin 2018 në kryeqytet u themelua Shoqata së Diplomuarve në Turqi ku i bë një vlerë e shtuar institucionale për të dy vendet. Studentët të cilët kanë mbaruar në turqi janë të kompletuar me të dyja gjuhët si shqip ashtu edhe turqisht dhe tek zyra e tyre bëjnë të mundur mbështetjen në shumë fusha të ndryshme si turizmi, çështje tregëtie, mbështeje arsimore etj.
Në Shqipëri, një tjetër funksion humanitar i Shoqatës të Diplomuarve në Turqi u pa në vitin 2019. Në vitin e sipërpërmendur, institucione dhe organizata të ndryshme të Turqisë i dërguan ndihma vëllezërve shqiptar gjatë tërmetit të dhimbshëm që ndodhi në Shqipëri. YTB është një ndër institucionet që dërgon ndihma në Shqipëri nëpëmjet Shoqatës “Shoqata e Të Diplomuarve Në Turqi” ku nga kjo u është ofruar ndihmë për shqiptarët që janë të diplomuar në Turqi. I njëjti qëndrim dashamirës i shoqatës është shfaqur edhe në ndihmën e dhënë nga YTB për Shqipërinë me rastin e Covid-19.
Ne besojmë se fakti që presidenti ynë, Z. Recep Tayyip Erdoğan, do të bëjë vizitën e tij të parë jashtë vendit në vitin 2022 në Shqipëri më 17 janar, do ta çojë në një nivel më të lartë vëllazërinë ekzistuese mes dy vendeve. Kjo vizitë e rëndësishme do të hapë dyert e bashkëpunimeve të mëdha në shumë fusha, shenjat e të cilave i shohim sot. Vizita e Kryeministrit Shqiptar Z. Edi Rama në Turqi rreth një vit më parë, sipas tij, hapi një faqe të re mes dy vendeve. Shpresojmë që vizita e Presidentit të Turqisë në Shqipëri në ditët në vijim të kurorëzojë këtë faqe të re me shumë projekte të përbashkëta me përfitime reciproke. Ne, si Turqi dhe YTB, do të vazhdojmë të shohim kontributet që i kemi dhënë njëri-tjetrit me Shqipërinë gjatë historisë, në përputhje me kërkesat e epokës, për t’i forcuar më tej, jo thjesht për t’i rritur, por për t’i shumëfishuar dhe diversifikuar si kërkesë e miqësisë sonë.
Shkroi: Abdullah EREN
Krytari i Diasporës dhe Komiteteve Mike Jashtë Vendi (YTB).
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.