Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II

Presidentja, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenca ka njoftuar se ata do të jenë prezentë në ceremoninë e varrim të hënën.

“Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator”, thuhet në njoftimi e presidencës.

Mes tjerash është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta”, thuhet në njoftim.

 

Kategoritë
LajmeVendi