Vjosa Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka pritur në takim disa të rinj të suksesshëm në fushën e arsimit.

Ajo ka thënë se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës.

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”.

Postimi i saj i plotë:

Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë, prandaj në Ditën Ndërkombëtare të tyre, Presidenca ishte e nikoqire e disa të rinjve tanë të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.

Kategoritë
LajmeVendi