“Vladimir Putin u poshtërua”- Media e njohur britanike: Spiunët rusë u kapën duke hyrë në një fabrikë armësh në Shqipëri

Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh në Shqipëri. Kështu raporton media e njohur britanike “Express”, e cila i referohet ngjarjes së një ditë më parë në vendin tonë.

“Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente”, thuhet në shkrimin e Express.

Më tej media britanike thotë se një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi.

Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme.

Më tej Express i referohet deklaratës së ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, por edhe reagimit të kryeministrit Rama.

Ndërsa sa i takon, 33-vjeçares Svetlana Timofeeva Express shkuan se ajo ka mohuar çdo lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse. Pavarësisht mohimeve të saj, dyshimet vazhdojnë për natyrën e vërtetë të udhëtimeve dhe fotografive të saj.

Kategoritë
BotaLajme