Me rritjen e fundin të çmimit që ndodhi mbrëmë, Bitcoin arriti të tregtohej me mbi 104 mijë dollarë, çmimi më i lartë që ka arritur ndonjëherë.
Çmimi i Bitcoin-it tejkaloi 100 mijë dollarë mbrëmë vonë, gjë që ndodh për herë të parë, duke shënuar kulmin e rritjes së vlerës së kriptomonedhës me mbi 30 për qind që nga zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Kriptomonedha më e madhe në botë kishte një çmim prej rreth 68 mijë dollarësh në prag të ditës së zgjedhjeve, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve arriti vlerën prej 75 mijë dollarëve.
Fitorja e Donald Trumpit ndaj zv.presidentes Kamala Harris rriti ndjenjën e investitorëve, duke e çuar Bitcoin-in në nivele të reja rekord.
Me rritjen e fundin të çmimit që ndodhi mbrëmë, Bitcoin arriti të tregtohej me mbi 104 mijë dollarë, çmimi më i lartë që ka arritur ndonjëherë.
Gjatë fushatës së tij, Trump u zotua për një qasje rregullatore pro-kriptove, duke premtuar se do ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe duke njoftuar planet gjatë një konference verore për të krijuar një bord këshillues të kriptove.
Më herët gjatë ditës, Trump zgjodhi Paul Atkins-in, një person që ka qasje pozitive ndaj kriptove, për të udhëhequr Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, duke ndezur optimizëm për një rregullator më miqësor ndaj industrisë.