Vllasi për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë: Përralla janë ato, skenari është i Millosheviqit

Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, pas dorëheqjeve të fundit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Vllasi këto deklarat i ka quajtur përralla, derisa ka shtuar se të njëjtën strategji e kishe përdorurë për propaganda, edhe Millosheviqi, shkruan Gazeta10.

“Jo more, ato janë përralla. Unë e maj në mend është skenari i njëjtë i Beogradit para 30 e sa vjetëve, skenari i Millosheviqit, që së pari bënin propagandë se serbët janë të rrezikuar nga shqiptarët dhe nga pushteti i atëhereshëm i Kosovës”, tha ai.

“Por, tash situate radikalisht ka ndryshuar, se Kosova është shtet. Faktori ndërkombëtarë është këtu për ta ruajtur sigurinë. Vuçiqi këto kërkesa i ka propaganda të brendshëm”, tha Vllasi në Info10

Kategoritë
LajmeVendi