VMRO: LSDM-ja për të qëndruar në pushtet ia dha shtetin BDI-së

“Për të qeverisur, LSDM-ja ia dha shtetin BDI-së dhe për të mbajtur karriget po paguajnë një çmim të rëndë për shefat e tyre në BDI. Çmimin e shohim edhe sot e shprehur në Talat Xhaferi, kryeministër”, kanë deklaruar sot nga partia maqedonase, VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti kanë deklaruar se partia tjetër maqedonase LSD-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur.

“Nga ana tjetër, shpresat e tyre janë që BDI-ja e LSD-së t’i mbledhë partitë shqiptare në koalicion dhe Kosova ta diktojë këtë proces që LSD-ja ta zbusë debaklin e saj. Nuk funksionon kështu. Është e qartë se çfarë po bëni. Është e thjeshtë, LSD-ja ia dha shtetin BDI-së për të qeverisur, Talat Xhaferi nga BDI u bë kryeministër për shkak të LSD-së së dobët”.

“Talat Xhaferi është njeriu që njihet për shkeljen e Kushtetutës, të ligjeve, të Rregullores së Kuvendit”, thonë nga VMRO”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeRajoni