Vodhën atlete me vlerë 13 mijë dollarë, por gabimisht morën vetëm të këmbës së djathtë

Tre persona hynë në një dyqan në Peru dhe morën më shumë se 200 atlete por të gjithë ishin për këmbën e djathtë. Pronari i dyqanit vlerëson se ato kanë një vlerë prej më shumë 13,000 dollarë.

“Ne kemi mbledhur prova në vendngjarje. Gjëja e pazakontë në këtë grabitje është se janë vjedhur këpucë vetëm nga këmba e djathtë.

Me pamjet dhe gjurmët e gishtërinjve, ne do të jemi në gjendje t’i lokalizojmë ata individë”, tha shefi i policisë lokale Eduan Díaz tha për mediat peruane.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme