Von Cramon: BE’ja të çelë negociatat menjëherë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, përndryshe e humb besueshmërinë

Euro-deputetja dhe njëkohësisht raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se Brukseli duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit të kësaj jave për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe dy shtetet e tjerë ish sovjetike.

Gjatë një vizitë në Sarajavë më 19 qershor, deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon.

E pyetur nga gazetarët mbi vendimet specifike që BE-ja duhet të marrë, ajo citoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhënien e statusit kandidat për Bosnjën, dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në një letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti slloven Borut Pahor më 16 qershor tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor dukeshin gjithnjë e më larg BE-së, pavarësisht premtimeve të së kaluarës, ndërsa Ukraina dhe Moldavia ishin duke u ndjekur me shpejtësi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në samitin që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor.

Një sinjal i tillë për [Bosnjën], hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të rikonfirmonte përkushtimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Kategoritë
LajmeRajoni