Lidhur me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj pothuajse çdo vendi të botës, është deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se “Evropa është e gatshme të negociojë me SHBA-në”, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian ka propozuar që SHBA-ja dhe BE-ja, të vendosin reciprokisht zero tarifa për mallrat industriale.
“Megjithatë, ne jemi gati për kundërmasa dhe të mbrohemi nga efektet indirekte përmes diversifikimit të tregtisë”, shtoi ajo.