Von Der Leyen në parlamentin ukrainas: Rruga për në BE e gjatë, por ne do të jemi krah jush

Rruga drejt anëtarësimit të plotë e Ukrainës në BE do të jetë e gjatë por ne do të jemi krah jush. Me këtë mesazh ju drejtua presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Lejen parlamentit të Kievit, gati një javë pasi krerët e bllokut i dhanë statusin kandidat shtetit në luftë.

Në një videolive me ligjvënësit e Ukrainës, Von Der Leyen përmendi progresin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit dhe theksoi perspektivën e qartë europiane.

“Ukraina ka një perspektivë të qartë europiane. Është vend kandidat, diçka që do të ishte e imagjinueshme 5 muaj më parë. Mesazhi im është shumë i thjeshtë: rruga drejt BE do të jetë e gjatë, por Europa do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, nga ditët e errëta të luftës deri në momentin kur të kaloni derën që ju çon në BE”.

Presidentja e Komisionit Evropian u kërkoi zyrtarëve ukrainas të ecin përpara me reformat kundër korrupsionit, dhe të miratojnë ligjet në përputhje me normat e promovuara nga Këshilli i Evropës për të përmirësuar procedurat e përzgjedhjes se pjesëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje ligjvënësve  dhe zyrtarëve të qeverisë të punojnë shpejt për miratimin dhe implemenmtimin e masave që i nevojiten Ukrainës për t’iu bashkuar bllokut, shkruan a2cnn.

“Rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë me dekada. Duhet ta përshkojmë sa më shpejt këtë rrugë. Nuk duam që mëngjeset e ukrainasve të nisin aq tragjikisht si ai në Odesa, me raketat ruse që na godasin”.

Deputetët ukrainas duatrokitën në unison, ndërsa 3 pjesëtarë të gardës kombëtare me veshje ceremoniale sollën në sallë një flamur gjigant të BE.

Kategoritë
BotaLajme