Von der Leyen paralajmëron Orbanin: Zbutja nuk do ta ndalojë Putinin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi kryeministrin hungarez Viktor Orbán se nuk mund ta zbusë presidentin rus Vladimir Putin me vizitën e tij në Moskë.

“Zbutja nuk do ta ndalë Putinin. Vetëm uniteti dhe vendosmëria do të hapin rrugën drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, shkroi Von der Leyen në X.

“Budapesti nuk e koordinoi vizitën me krahun ekzekutiv të BE-së”, u tha gazetarëve Eric Mamer, zëdhënësi kryesor i presidentit të komisionit.

Mamer shtoi se udhëtimi i Orban minon unitetin dhe vendosmërinë – që i duhet Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme