Votohet projektligji për themelimin e universitetit “Nënë Tereza” në Maqedoni të Veriut

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sot e kanë votuar propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e universitetit “Nënë Tereza”.

Në postimin e tij në Facebook ka thënë se këtij tempulli të diturisë i mundësohet edhe hapja e tre fakulteteve të reja, gjegjësisht Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Humane, transmeton KlanKosova.tv.

Mexhiti i ka uruar të gjithë për këtë, duke e quajtur atë arritje.

Kategoritë
LajmeRajoni