Vranë mikun e Ervis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, burgim përjetë për Eduart Lamaj, 33 vite për “ndihmësin”

Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokuroria e Kurbinit e cila lexoi pretencën para gjykatës. Ilir Lika u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj është ndaluar teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika. Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Eduart Lamaj akuzohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa miqtë e tij Ilir Lika (Xhepaj), Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi në rolin e ndihmësit.

Sot gazetari Artan Hoxha publikoi pamjet e plota të kësaj vrasje, ku shihej se si Eduart Lamaj hynte brenda lokalit dhe masakroi me plumba kallashnikovi Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin. Sipas Hoxhës objektivi kryesor ka qenë Bujar Lika, i cili ka qenë krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Ndërkohë Paulin Gjergji ka qenë rastësisht në tavolinë me mikun e tij.

Kategoritë
LajmeRajoni