Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas

Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në xhamitë e vendit do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.

Sipas BIK, kjo po bëhet me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi