Vrau dy shokë 25 vjet më parë, ish-polici Tomor Çela “paketohet” nga SHBA-të

Një vrasje e bërë 25 vjet më parë bëri që 56-vjeçari nga Durrësi të “paketohet” sot nga SHBA-të për në Tiranë me qëllim kryerjen e dënimit. Ish-polici Tomor Çela u ekstradua sot nga SHBA-të në Shqipëri.

Policia bën me dije se ai ka vrarë dy persona, pikërisht Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në 27 nëntor të vitit 1997 në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por u pikas në SHBA.

Më herët, gjykata kishte dhënë 23 vite burg në emër të tij për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  Ai u kap nga policia amerikane pas kërkesës së autoriteteve shqiptare dhe tashmë u soll në Shqipëri me qëllim kryerjen e dënimit.

Ngjarja

Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja ka ndodhur për një përplasje me makinë. Mësohet se , tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani.

Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ku vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim, e cila në vitin 2014 i uli atij vetëm një vit burg.

Kategoritë
LajmeRajoni