Vriten 10 palestinezë në sulmet e Izraelit në pjesë të ndryshme të Gazës

Në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, u vranë 10 palestinezë, përfshirë një fëmijë

Në sulmet e ushtrisë izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, u vranë 10 palestinezë, përfshirë një fëmijë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, një fëmijë humbi jetën nga bombardimi në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj shtëpive në lagjen Zeitoun në qytetin e Gazës.

Po ashtu një person humbi jetën në sulmet e pandërprera të ushtrisë izraelite të cilat shënjestruan kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës.

Avionët luftarakë izraelite bombarduan dy shtëpi të familjeve Zakkut dhe Sahvil në qytezën Beit Lahia në veri, ku si pasojë u vranë 4 persona.

Ndërkohë 4 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve të zhvendosur në rajonin Abasan, që ndodhet në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Gazës.

Ushtria izraelite bombardoi vendbanimet dhe ndërtesat në qytetin Jabalia në veri të Gazës dhe në lagjen Al-Jenine të qytetit Rafah në jug të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme