Vriten 35 palestinezë në sulmet izraelite në Rafah në 24 orët e fundit

Në Spitalin Kuvajtian në Rafah kanë mbërritur trupat e pajetë të 35 personave dhe të 129 të tjerëve të plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit

Dhjetëra palestinezë u vranë dhe 129 të tjerë u plagosën, në sulmet e kryera gjatë 24 orëve të fundit në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, në të cilin janë strehuar rreth 1.5 milion njerëz që janë larguar nga sulmet e ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore të Spitalit Kuvajtian në Rafah, mësohet se në spital kanë mbërritur trupat e pajetë të 35 personave dhe të 129 të tjerëve të plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se gratë dhe fëmijët përbëjnë shumicën e personave që kanë humbur jetën në sulmet ku avionët luftarakë izraelitë shënjestruan shtëpitë e civilëve dhe se pjesa më e madhe trupave janë të copëtuar.

Avionët luftarakë dhe njësitë e artilerisë izraelite që kryejnë sulme të rënda ndaj zonave të ndryshme në qytetin Rafah, kanë shënjestruar toka të zbrazëta, shtëpi të civilëve dhe ndërtesën e bashkisë në sulmet që kanë vazhduar që nga mbrëmë e deri më tani.

Kategoritë
BotaLajme