Qeveria në Gaza njoftoi se dhjetëra 50 palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulmet tokësore të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusairat
Qeveria në Gaza njoftoi se dhjetëra 50 palestinezë u vranë dhe u plagosën në sulmet tokësore të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nusairat, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të Zyrës për media të qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka vazhduar sulmet tokësore në kampin e refugjatëve Nusairat, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Theksohet se Izraeli kreu “masakra të tmerrshme” në kampin e refugjatëve Nusairat, ku hyri me 17 automjete dhe dhjetëra ushtarë dhe se mbi 50 civilë janë vrarë dhe plagosur deri më tani në sulmet e vazhdueshme tokësore të Izraelit.
Në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e viktimave në kampin Nusairat kishte shumë gra dhe fëmijë dhe se ushtria izraelite shkatërroi të paktën 20 ndërtesa në kamp.
Ushtria izraelite kreu sulmin e saj të 5-të në rajonin Al-Jadid në kampin e refugjatëve Nusairat që nga 7 tetori 2023 ndërsa mbi 100 palestinezë janë vrarë në rajonin Al-Jadid si rezultat i sulmeve të përsëritura të Izraelit.
Ndërkaq iu kërkua komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime kundër krimeve të vazhdueshme gjenocidale të Izraelit në Gaza.