Vritet në Ukrainë gazetari francez, njofton Macroni

Gazetari francez Frédéric Leclerc-Imhoff është qëlluar për vdekje në Ukrainë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Gazetari ishte në vendin e shkatërruar nga konflikti për të treguar “realitetin e luftës”, shtoi presidenti francez.

“Në bordin e një autobusi humanitar, së bashku me civilët e detyruar të ikin për t’i shpëtuar bombave ruse, ai u qëllua për vdekje”, shkroi Macron në Twitter.

“Për ata që kryejnë misionin e vështirë të informimit, dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”.

Serhiy Haidai, guvernatori rajonal i Luhansk, tha se gazetari pësoi një “plagë fatale në qafë”.

Duke shkruar në shërbimin e mesazheve Telegram, zoti Haidai shtoi se copëzat shpuan një automjet të blinduar dhe një përpjekje evakuimi duhej të ndalohej.

Kategoritë
BotaLajme