Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një lokal në Skënderaj.
Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i vrarë ka mbetur një 43-vjeçar me inicialet I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati.
Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.