Vritet një gazetar palestinez, disa të tjerë plagosen në sulmin izraelit ndaj një tende në jug të Rripit të Gazës

Një gazetar palestinez u vra ndërsa 10 të tjerë ku 9 prej tyre gazetarë u plagosën në sulmin që Izraeli kreu ndaj një tende ku qëndronin gazetarët në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ndaj tendës ku qëndronin gazetarët në afërsi të spitalit “Naser” në qytetin Khan Younis.

Në sulm humbi jetën gazetari Helmi al-Faqawi ndërsa u plagosën 10 persona të tjerë 9 prej tyre gazetarë.

Thuhet se gazetari palestinez Al-Faqawi humbi jetën nga djegia si pasojë e bombardimit.

Numri i gazetarëve palestinezë që janë vrarë në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori 2023 e deri më tani në Rripin e Gazës është rritur në 208.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme mëngjesin e 18 marsit, pas armëpushimit në Rripin e Gazës që hyri në fuqi më 19 janar.

Kategoritë
BotaLajme