Numri i sportistëve të vrarë palestinezë në sulmet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor u rrit në 158.
Futbollisti palestinez, Muhammed Berekat është vrarë në sulmin e Izraelit në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Federata e Futbollit të Palestinës ka bërë një deklaratë në faqen e saj të internetit në lidhje me vrasjen e futbollistit Berekat.
Në deklaratë thuhet se sportistët palestinezë kanë vazhduar të humbasin jetën nga sulmet izraelite dhe së fundmi është futbollisti i kombëtares së futbollit në plazh, Muhammed Berekat, i ashtuquajtur “luani”. Ai është vrarë dje në bombardimet izraelite në Khan Yunis në ditën e parë të Ramazanit.
Thuhet se me vrasjen e Berekatit, numri i sportistëve palestinezë që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza dhe Bregun Perëndimor u rrit në 158, përfshirë 91 futbollistë.
Në sulmet e Izraelit u shkatërruan 22 objekte sportive në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Berekat, i njohur si “luani”, i cili filloi futbollin profesionist në klubin e të rinjve në vitin 2015, u bë futbollisti i parë që shënoi 100 gola me të njëjtën fanellë teksa luante për klubin Khan Yunis.
Pasi luajti për klubin Khan Yunis, Berekat luajti edhe për klube të ndryshme në Gaza.