“Vriti, zhduki shqiptarët!” “Shpellarët” me parrullat e Millosheviçit frikësojnë qytetarët e Vjenës pas mesnate

Shovinizmi serb nxjerr kokën sa herë bëhet fjalë për shqiptarët edhe kur në fakt luhet thjesht një ndeshje futbolli.

Skualifikimi i Serbisë në ndeshjen me Zvicrën gjatë mbrëmjes së djeshme ka bërë që në shumë qytete të Europës të dalin nëpër sheshe serbe më flamujtë dhe parrullat e tyre raciste duke kërkuar vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve.

Ata janë sjellë njëlloj si edhe tifozët në stadium gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilët po ashtu thërrsinin për vrasjen e shqiptarëve.

Pamjet e mëposhtme janë filmuar mbrëmë pas mesnate në Vjenë, ku mijëra serbë marshojnë rrugëve duke kërkuar vrasjen e shqiptarëve.

Kategoritë
BotaLajme