Vucic ‘anuloi fushatën zgjedhore’ sot: Situatë e vështirë për Serbinë, pas refuzimit të mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, dje paralajmëroi mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare për sot dhe një takim me ‘përfaqësuesit e serbëve’ të Kosovës, më saktë përfaqësuesit e Listës Serbe për të diskutuar situatën

Në takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe janë drejtori i të ashtuquajtur ‘Zyrë Kosovë e Metohi’, Petar Petkovic, krerët e Listës Serbe Goran Rakic, Igor Simic, famëkeqi Milan Radojcic, Dalibor Jevtic dhe drejtori i agjencisë së inteligjencës serbe BIA, Bratislav Gasic.

Vucic nga ora 12:00 kishte mbajtur mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare, ku temë kryesore siç e kishin paralajmëruar ishte refuzimi i Kosovës për të mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë me 3 prill.

Kategoritë
LajmeRajoni