Vucic: Ballkani i Hapur po sjell përfitime për Beogradin, Tiranën, Shkupin, nuk e lusim askënd

“Ballkani i Hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm. Deklarata erdhi nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që pretendon se kjo iniciativë deri më tani ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.

Kjo vjen përpara Samitit të Ohrit dhe pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ofroi mbështetje për nismën rajonale, të cilën e konsideroi një projekt të Serbisë. Vuçiç shtoi se nuk do t’i lutet askujt për të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur” dhe njoftoi se në takimin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vuçiç tha se në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, por vetëm si vëzhgues dhe jo si pjesëmarrës. Presidenti shtoi se shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rritur në mënyrë drastike.

Kategoritë
LajmeRajoni