Vuçiç dëshironte të takonte Dodikun në Beograd para udhëtimit në Bruksel, por përfundoi me një telefonatë: “Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se sapo kishte përfunduar një bisedë telefonike me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke vlerësuar se situata po bëhet gjithnjë e më komplekse.

“Ai është president dhe një njeri i guximshëm. Nuk ankohet, por situata po përkeqësohet. Me këtë çështje do të merremi në ditët në vijim,” tha Vuçiç.

Ai njoftoi se nesër ose pasnesër do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe komisioneren evropiane, Marta Kos.

Më pas, është planifikuar një takim tjetër në Bruksel me kryeministrin e Portugalisë, António Costa, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë një fjalimi në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë, Vuçiç u bëri thirrje anëtarëve të qeverisë që të organizojnë një vizitë në Beograd për Dodikun dhe Nenad Stevandiçin.

Duke përmendur se më 24 mars do të shënohet përvjetori i bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë dhe se më 25 mars do të takohet me zyrtarë evropianë në Bruksel, Vuçiç tha se kishte dëshiruar të takohej me Dodikun para këtij udhëtimi.

Kjo do të thoshte se Dodik pritej të shkonte në Serbi, por për shkak të rrethanave nuk udhëtoi dhe ata biseduan përmes telefonit.

Kujtojmë se ndaj Milorad Dodikut, kryeministrit të RS-së Radovan Višković dhe kryetarit të Kuvendit Popullor të RS-së Nenad Stevandiç është lëshuar një urdhër-arrest qendror, që kufizon lëvizjen e tyre dhe parashikon arrestimin e tyre.

Kategoritë
LajmeRajoni