Vuçiç: Do kemi verë të nxehtë, do ndihmojmë Shqipërinë me helikopterë për zjarret

Pas Greqisë edhe Serbia do të ndihmojë Shqipërinë me helikopterë për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin prej ditësh. Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do të kemi verë të nxehtë përpara duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.

 “A do ndihmojmë fqinjët dhe a do na ndihmojmë ne? Ne presim helikopterët plotësuese që kemi blerë për shuarjen e zjarreve. Do kemi verë të nxehtë dhe do jemi të përgatitur për çdo gjë që të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në çdo kohë. Presim nga ta dhe në disa sfera të tjera. Kush më shpejht dhe më lehtë mund ta bëjë nëse nuk e bëjmë ne që jemi afër njëri-tjetrit. Kemi dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha” – tha Vuçiç.

Kategoritë
LajmeRajoni