“Lista serbe brenda afatit ligjorë është deklaruar për mospjesëmarrje në këto zgjedhje”, ka thënë ajo.

Madje ajo ka treguar edhe afatin ligjorë që kishin partitë politike për të bërë deklarimin për mospjesëmarrje në zgjedhje.
“Afati ligjorë ka qenë prej 15 deri me 19 nëntor për deklarim për mospjesëmarrje në zgjedhje, partitë që janë të regjistrime janë të obliguara që të bëjnë një deklarim të tillë nëse planifikojnë mos me marrë pjesë, Lista serbe është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje”.
E sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur afatin për aplikim në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, janë 6 parti të cilat kanë aplikuar për certifikim, por jo edhe Lista Serbe, partitë që kanë aplikuar janë: PDK, VV, Iniciativa Qytetare Mitrovica, Partia Kosovskih Serbia, Iniciativa Qytetare Sprski dhe një kandidat i pavarur.
“Ka përfunduar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Gjatë kësaj periudhe (15 nëntor – 25 nëntor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 6 kërkesa për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit, si në vijim: Iniciativa Qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut; Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok; Partia Kosovskih Srba ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Leposaviqit. Një kandidat i pavarur; Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet e katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok; Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.” – tha Elezi.
Sipas Elezit, të hënën do të bëhet edhe certifikimi i kandidatëve për kryetar të këtyre komunave, pas verifikimit se të njëjtit i kanë plotësuar të gjitha kushtet për kandidim.
“Neni 29 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme tregon se kush mund të jetë kandidat i certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, përveç disa rasteve, pra: nëse është gjykatës apo prokuror; pjesëtar i FSK-së, doganës, i AKI-së, përfaqësues diplomatik apo pjesëtar i PZAP-it. Gjithashtu, KQZ-ja do të komunikojë edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të verifikuar nëse ndonjë nga kandidatët është i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, apo me vendim të gjykatës i është hequr e drejta për të qenë kandidat. Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 28 nëntor.” theksoi Elezi.
Këto zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit janë si rezultat i vendimit të Listës Serbe që të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës vetëm pak javë më parë pasi Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për qortim dhe gjobitje ndaj atyre serbëve që nuk i riregjistrojnë veturat me tabela RKS.
Ndryshe Më 14 nëntor presidentja Vjosa Osmani caktoi datën 18 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë në katër komunat në veri të vendit, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq
Lista Serbe nuk kishte marrë pjesë as më 14 nëntor në konsultimet e ftuara për caktimin e datës së zgjedhjeve tek presidentja Osmani.
Kujtojmë se serbët nën udhëheqjen e Lista Serbe me 4 nëntor të këtij viti vendosën të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës, ku dhanë dorëheqje pjestarët serb të policisë në veri, kryetarët e komunave, personelet administrative, punonjësit e drejtësisë, asambleistët, si dhe 10 deputetët e kësaj partie nga Kuvendi i Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë, nga po të njëjtës parti, pranuan mandatet e deptutetëve pranë këtij institucioni.
Serbët kanë një kërkesë të kahmotëshme, themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, madje kjo është përsëritur disa herë edhe nga i pari i Serbisë, Aleksandar Vucic.
Në anën tjetër edhe kryeminsitri Albin Kurti, në një nga paraqitjet e tij publike, kishte thënë se ka vite që është “kundër” themelimit të një Asociacioni të tillë.
Kujtojmë se një “krijesë” e tillë e ka bazën ligjore në Marrëveshjen e Parimeve të vitit 2013, marrëveshje e cila është “parafuar” me iniciale ndërmjet kryeministrave të asaj kohe të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.
Kur me Kosovën udhëhiqte Isa Mustafa, më 2015, ishte arritur marrëveshja ndërmjet palëve dhe ndërmjetësuesit se si do dukej ky Asociacion.
Por presidentja e asaj kohe, Atifete Jahjaga, këtë marrëveshje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të parë se a është në frymën kushtetuese kjo marrëveshje.
Dhe Gjykata Kushtetuese në tetor 2016 kishte konstatuar se një marrëveshje e tillë nuk është në frymën kushtetuese në 23 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës./gazetametro.net