Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu drejtua sonte publikut në lidhje me protestat studentore në Beograd.
Ai tha se demokracia është diçka që duhet kultivuar dhe mbrojtur, prandaj shteti nuk ka ndërhyrë sonte në protestën para ndërtesës së Presidencës së Serbisë.
Vuçiç deklaroi se më 15 mars, kur janë paralajmëruar protesta të mëdha në Beograd, dyshohet se po përgatiten trazira.
“E dimë që po planifikohen trazira më 15 mars. Ata janë nervozë, sepse e dinë që revolucioni i tyre me ngjyra nuk do t’u kalojë. Kanë vetëm një zgjidhje, dhe ajo është krimi. Nuk kanë zgjidhje tjetër dhe dhunuesit kurrë nuk do të fitojnë,” tha Vuçiç.
Ai shtoi se “të fortët dhe dhunuesit kurrë nuk do ta mposhtin Serbinë.”