Vuçiç: Me Trump Jr. bisedova për marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes Serbisë dhe SHBA-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, zhvilloi një takim në Beograd me djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump Jr.

Vuçiç tha se në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe SHBA-së, si dhe çështjet aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes Serbisë dhe SHBA-së dhe nënvizova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën e përbashkët në adresimin e sfidave globale.

Edhe pse Trump Jr. zyrtarisht nuk është pjesë e administratës aktuale amerikane, ai është një figurë kyçe për dërgimin e mesazheve të qarta përmes rrjeteve sociale, ku ka miliona ndjekës.

Kategoritë
LajmeRajoni