Vucic mohon se ka takim me Kurtin: S’ka takim, është Kurti që po i ikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, mohoi pohimet se do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e tha se “nuk është e saktë” dhe se “askush nuk e ka pyetur”, duke theksuar më tej se ai nuk i ikë asnjë takimi, e deri tani “kryesisht” ishte Kurti që i ka ikur takimit.

Presidenti serb Vucic ishte në një prej vizitave të tij të zakonshme në qarqet serbe ku premton gjëra të mëdha kur u pyet rreth një takimi të mundshëm mes tij dhe kryeministrit Kurti që është përfolur në korrik.
Vucic kishte përsëritur fjalët për presionin që po i bëhet ndaj Seerbisë rreth çështjes së Kosovës dhe sanksioneve ndaj Rusisë që sipas tij ai po iu përballon dhe po ruan lirinë e vendimit pa marrë parasysh presionin e kujtdo qoftë.

Kategoritë
LajmeVendi